Aktualitet

EMRI/ Tronditet Elbasani, vritet me thikë në rrethana të paqarta një 30-vjeçar, kishte miqësi me Emiljano Ramazanin

29 Korrik 2020, 20:37 Nga DOSJA
EMRI/ Tronditet Elbasani, vritet me thikë në rrethana të paqarta

ELBASAN- Një 30-vjeçar ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 30-vjeçari, Regis Runaj, është qëlluar me thikë dhe është gjetur i plagosur nga banorët e zonës.

Kanë qenë këta të fundit që e kanë dërguar në spital, por i riu nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë ende pa shkuar në duart e mjekëve. Nuk dihen ende rrethanat e plota të kësaj ngjarje, por forca të shumta Policie kanë shkuar në vendin e krimit dhe kanë nisur hetimet. Mësohet se Runaj kishte miqësi me Emiljano Ramazanin, i cili u vra reth dy javë më parë në Elbasan.

Rreth orës 22:10, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në rretha ende të paqarta në një rrugicë të kēsaj lagjeje është gjetur një shtetas rreth 30 vjeç i plagosur me mjet të mprehtë (thikë), i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe aktualisht vijon krehja e zonēs për kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes me qëllim idetifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton Policia.

Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur sërish qytetin e Elbasanit, pasi vetëm pak ditë më parë u ekzekutua Emiljano Ramazani. Ky i fundit u qëllua me 5 plumba, teksa kthehej në shtëpi. Ai u vra poshtë banesës, ndërsa po parkonte makinën.

(A.B/ G.SH/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet regis runaj vrasje në elbasan vritet 30 vjecari ne elbasan regis runaj vrasje në elbasan vritet 30 vjecari ne elbasan

Sondazh

Poll