Aktualitet

Veliu mbledh në Lezhë krerët e policive të veriut dhe u lë porositë: Rrisni kontrollet për kanabisin dhe monitoroni zbati

29 Korrik 2020, 20:46 Nga DOSJA
Veliu mbledh në Lezhë krerët e policive të veriut dhe u

LEZHË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, mblodhi sot në Lezhë drejtorët e Drejtorive vendore të policisë Lezhë, Shkodër, Kukës dhe Dibër.  Gjatë takimit, Veiu kërkoi kontroll më të mirë të territorët duke përdorur dronët dhe helikopterin e policisë, për zbulimin dhe goditjen e kanabsit.

Pika të tera ku u ndal Veliu ishin edhe parandalimi i COVID-19, goditja e krimit mjedisor dhe rritja e parametrave të sigurisë në komunitet, ku prioritet kanë zonat bregdetare. Gjithashtu drejtori i përgjithshëm u la porosi krerëve vendorë, që të rrisin kontrollet për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë apo lënëdë narkotike, si dhe të parandalojnë aksidentet rugore.

Deklarata e Veliut 

Sapo përfunduam takimin rajonal me pjesëmarrjen e drejtorëve vendorë të Policisë së Shkodrës, Lezhës, Kukësit dhe Dibrës, së bashku edhe me shefat e komisariateve, për të analizuar punën e bërë deri më tani në drejtim të zbatimit të detyrave të planit të veprimit për antikanabisin. Jemi duke i analizuar të gjithë treguesit sipas indikatorëve dhe duam t’i japim një impuls punës së bërë deri më tani, me qëllim që ky plan veprimi dhe detyrat e përcaktuara në të, të përfundojnë me sukses duke bërë të mundur që të finalizohet dhe të largojmë të gjitha pikat e rrezikut që janë alert aktualisht si vende të mundshme për kultivim. Po kështu, gjatë takimit ne u fokusuam jo vetem tek trajtimi i punës së bërë, por duke caktuar dhe disa objektiva për periudhën që ka ngelur.

Njëkohësisht lamë detyra për punën që duhet të bëjë Policia e Shtetit, jo vetem me monitorimin ajror që jemi duke e praktikuar në çdo javë, duke shfytëzuar dronë, njëkohësisht duke rritur edhe bashkëpunimin me kolegët e Guardia di Finanza-s, të cilët janë duke zhvilluar një punë shumë të mirë përsa i përket ndihmës që na japin për identifikimin e pikave të rrezikut. Njëkohësisht, në këtë takim ne diskutuam dhe për detyrat që Policia e Shtetit do të ndjeki përsa i përket masave anticovid, duke qenë se situata është jo e qetë dhe ne si Polici e Shtetit kemi detyrimin për të monitoruar aktivitetin e të gjithë lokaleve që shërbejnë si vende për grumbullimin e qytetarëve apo vende që frekuentohen nga qytetarët për t’u argëtuar, siç kanë qenë longue baret dhe diskot. Do të vazhdojë puna çdo ditë që krahas punës ditore për sigurimin e rendit dhe qetësisë, por edhe për fushatën antikanabis, do vazhdojmë dhe për zbatimin e të gjitha detyrave anticovid.

Më herët ndërkohë Veliu ka zhvilluar takime edhe me drejtorët e policive në rajone të tjera të Shqipërisë, teksa i ka paralajmëruar zero tolerancë, veçanërisht në luftën kundër kanabisit.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu takim me drejtoret e policive ardiu veliu ardi veliu takim me drejtoret e policive ardiu veliu

Sondazh

Poll