Politike

DETAJET/ 5 orë debat në KP, palët nuk bien dakord për ndryshimet kushtetuese. Ndahen tek formula e koalicioneve. Opozita: Pr

29 Korrik 2020, 13:31 Nga DOSJA
DETAJET/ 5 orë debat në KP, palët nuk bien dakord për

TIRANË- Këshillit Politik nuk i ka mjaftuar as mbledhja e sotme prej 5 orësh që është zhvilluar sot. Kur u duk sot paradite se palët ishin drejt një marëveshje, pas shkëmbimeve të e-mail-eve duket se koalicionet kanë qenë “molla e sherrit”.

Palët nisën takimin në orën 18:00 dhe pas 5 orësh diskutimesh nuk është arritur një konsensus. Dosja.al mëson se diskutimet kanë qenë me tone të forta, ku opozita e bashkuar ka kërkuar nga maxhoranca argumente pse nuk janë pranuar propozimet e saj, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Mbledhja e sotme është zhvilluar pa praninë e Rudina Hajdarit, e cila ishte vetëm në nisje të takimit e më pas e braktisi duke thënë se “nuk ia vlente më të qëndroje”., pa dhënë asnjë shpjegim tjetër.

Pas darkës me pica, anëtarët e Këshillit Politik dolën para mediave dhe pranuan se nuk ishte arritur konsensusi. Damian Gjiknuri doli i pari nga mbledhja, duke e braktisur atë dhe para mediave tha se opozita po kërkon të sabotojë procesin.

Nga ana tjetër Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, u shprehën se Gjiknuri ka refuzuar të japë argument dhe u shprehën se maxhoranca nuk do konsensusin, por vetëm të vrasë marrëveshjen e 5 qershorit.

Bylykbashi dhe Vasili në fund u shprehën se presin Gjiknurin edhe gjithë natën nëse është nevoja, nëse ai reflekton dhe është gati që të diskutojë që të arrihet një konsensus.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri keshilli politik 29 korrik 2020 oerd bylykbashi petrit vasili rudina hajdari takimi ne kp per listat e hapura damian gjiknuri keshilli politik 29 korrik 2020 oerd bylykbashi petrit vasili rudina hajdari takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll

Politike 29 Korrik 2020, 18:15

TIRANË- I dërguari i posaçëm amerikan për rajonin, Matthew Palmer, ka folur sot për marrëveshjen e 5 qershorit të arritur me konsensus mes palëve në...