Politike

Rama nis “prerjen e kokave”? Largohen me dyshim tri zv/ministre, Voda, Caka e Çinari lënë detyrën një vit para zgjedhje

29 Korrik 2020, 17:31 Nga DOSJA
Rama nis “prerjen e kokave”? Largohen me dyshim tri zv/ministre,

TIRANË- Një vit para zgjedhjeve, në më pak se 24 orë kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime rrënjësore në kabinet. Pavarësisht kritikave për ministrat, “kokat” e para që janë prerë janë të zv/ministrave.

E para që njoftoi largimin, ishte zv/ministrja e Drejtësisë, Fjoralba Caka.

Mediat pranë qeverisë raportuan se ajo u largua për arsye personale, e dhënë kjo e dyshimtë në kohën që burgjet janë në kaos pas lirimeve pa kriter të të burgosurve dhe problematikave që kanë dalë në media gjatë këtij viti.

Pak pas mesdite, nga detyra u largua edhe Dorina Çinari, zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. E për ta përmbyllur, nga detyra u largua po sot, edhe zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda. Akoma nuk dihen shkaqet e largimit të dy zv/ministreve nga detyra.

Gjatë javëve të fundit, në media janë hedhur teza se kryeministri Edi Rama duhet të largojë nga detyra ministrat që janë teknikë e nuk kanë popullaritet tek baza socialiste. Emrat e kritikuar kanë qenë Besa Shahini, Sandër Lleshaj, Arben Ahmetaj e Gent Cakaj. A është kjo nisja e një ndryshimi më të madh? Kjo mbetet për tu parë por “loja” duket se ka nisur.

(A.B/F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dorina çinari fjoralba caka ndryshimet në qeverinë rama rovena voda dorina çinari fjoralba caka ndryshimet në qeverinë rama rovena voda

Sondazh

Poll