Politike

S’ka marrëveshje për ndryshimet kushtetuese, Gjiknuri: Oferta e opozitës nuk është kompromis, duan të sabotojnë procesi

29 Korrik 2020, 20:51 Nga DOSJA
S’ka marrëveshje për ndryshimet kushtetuese, Gjiknuri: Oferta e

TIRANË -Përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, pas përfundimit të mbledhjes u shpreh se pas shumë orësh diskutim nuk pati kompromis. Sipas tij, qëllimi i PD dhe LSI, është që të bllokojnë ndyshimet kushtetuese.

Sot vazhduam mbledhjen që fatkeqësisht pas shumë orësh diskutim nuk pati asnjë qëndrim të ri nga PD dhe LSI. Qëllimi i tyre është të bllokojmë ndyshimet kushtetuese. Oferta e tyre nuk është komopromis, por kërkesa e tyre është një sabotim për këtë proces që sapo ka nisur. Kuvendi është legjitim në miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Doli e qartë dhe ndryshimet kushtetuese nuk pengojnë hapjen e listave dhe atë të koalicioneve dhe e dyta në frymën e bashkëpunimit të marrëveshjes së 5 qershorit jemi të hapur për tu ulur me PD-në për të vendosur se si do të hapen listat dhe si do të formohen koalicionet“, u shpreh Gjiknuri

Më tej Gjiknuri ka shtuar, se sot nuk ka asnjë vend me sistem proporcional me lista të hapura, që ka këtë model koalicionesh si në Shqipëri.

Më gjeni modelin e një vendi të OSBE-ODHIR që parashikon koalicione parazgjedhore, që implementohen në sisteme proporcionale me lista të hapura“, vijoi Gjiknuri.

Përsa i përket votimit në Kuvend, Gjiknuri tha se beson se ndryshimet kushtetuese do të kalojnë.

Drafti është për votim. Nëse i merr votat i kalon, nëse nuk i merr atëhere nuk i kemi votat. Besoj do kalojë. Jam i bindur që do kalojë. Ky është procesi demokratik“, u shpreh Gjiknuri.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri keshilli politik damian gjiknuri keshilli politik

Sondazh

Poll

Politike 29 Korrik 2020, 18:15

TIRANË- I dërguari i posaçëm amerikan për rajonin, Matthew Palmer, ka folur sot për marrëveshjen e 5 qershorit të arritur me konsensus mes palëve në...