Politike

Gjiknuri braktisi mbledhjen, opozita e bashkuar: E presim gjithë natën, ne jemi për konsensus. Maxhoranca s’ka dhënë asnj

29 Korrik 2020, 21:16 Nga DOSJA
Gjiknuri braktisi mbledhjen, opozita e bashkuar: E presim gjithë

TIRANË- Përfaqësuesit e opozitës së bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, kanë folur pas takimit me maxhorancën. Në fjalën e tij për mediat, Bylykbashi tha se opozita ka qenë e qartë në kërkesat e saj, të jenë lista 100% të hapura dhe të mos ndryshohen koalicionet.

Sipas Bylykbashit, opozita kërkon konsensus, por maxhoranca nuk ka dhënë asnjë argument pse nuk pranon kërkesat e tyre. Më tej ai tha se presin sërish Gjiknurin në tryezë, nëse reflekton dhe do konsensusin.

Ne kemi dhënë mundësi që listat e hapen 100%, ishte një propozim për konsensus, por PS ka refuzuar. Propozimi ynë garanton atë që duan njerëzit të hapen listat, PS refuzon që të tregojë pse nuk i do listat dhe pse kërkon të prish konsensus. Ne treguam gadishmëri me propozime konkrete që procesi të përmbyllej me konsensus.

Me veprimin e njëanshëm që PS kërkon të miratojë nesër në Kuvend, po vritet një marrëveshja e 14 janarit dhe 5 qershorit dhe po minohen zgjedhjet e vitit 2021. Në asnjë moment nuk kanë janë diskutuar heqja e koalicioneve, pasi nuk ka qenë asnjë rekomandim i OSBE. Ne kemi qenë të qartë të thjeshtë, që listat të jeni 100% të hapura dhe në të gjitha ndryshimet të bëheshin në Kodin Zgjedhor. Shqiparët nuk kanë kërkuar asgjë nga ato që kërkon të bëjë Edi Rama. Propozimi ynë qëndron ende mbi tryezë dhe PS është e ftuar sërish që të diskutojmë, ne kërkojmë lista 100% të hapura dhe të mos preken koalcionet”, tha Bylykbashi.

Më tej ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili tha se Gjiknuri s’ka dhënë asnjë argument kundër propozimeve të opozitës.

“Dua të ndaj me ju që në 5 orë debat, PS dhe përfaqësuesi i saj nuk kanë dhënë asnjë argument kundër propozimeve të opozitës. Gjiknuri u largua nga tavolina, por dëgjova se kishte thënë që është gati për takim dhe nesër. Ne jemi ende për diskutimet dhe për të arritur konsensus. Po e presim këtu Gjiknurin gjithë natën, s’jemi larguar, u shpreh Vasili.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik ndalimi i koalicioneve oerd bylykbashi petrit vasili keshilli politik ndalimi i koalicioneve oerd bylykbashi petrit vasili

Sondazh

Poll

Politike 29 Korrik 2020, 18:15

TIRANË- I dërguari i posaçëm amerikan për rajonin, Matthew Palmer, ka folur sot për marrëveshjen e 5 qershorit të arritur me konsensus mes palëve në...