Politike

Orë vendimtare në KP, konsensusi duket larg, Gjiknuri hedh poshtë propozimet e opozitës së bashkuar për ndryshimet kushtet

29 Korrik 2020, 18:53 Nga DOSJA
Orë vendimtare në KP, konsensusi duket larg, Gjiknuri hedh poshtë

TIRANË -Prej më shumë se dy orësh palët janë mbyllur brenda pallatit të Kongresve, për të gjetur një akord në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Burime për “Dosja.al”, bëjnë me dije, se  përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri, nuk ka pranuar propozimet e kolegëve të PD dhe LSI, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Ai ka kërkuar disa herë mbylljen e takimit, duke këmbëngulur tek qëndrimet e njëanshme të PS. Opozita e bashkuara ka kërkuar hapjen 100% të listave dhe mbajtjen të pandryshuar të formulës së koalicioneve dhe shpërndarjes së mandateve.

Përfaqësuesit e opozitës së bashkuar, kanë theksuan nevojën për gjetjen e konsensusit, duke theksuar se propozimi i tyre jep zgjidhe konkrete për hapjen e listave. Më tej ata kanë shtuar, se PS po shkatërron marrëveshjen e 5 qershorit dhe 14 janarit, duke hedhur në erë konsensusin, që është kyç për hapjen e negociatave.

Më herë ndërkohë, Rudina Hajdari braktisi mbledhjen, por nuk shpjegoi aryset, duke thënë thjesht se nuk mund të vazhdonte më.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik 29 korrik 2020 keshilli politik 29 korrik 2020

Sondazh

Poll

Politike 29 Korrik 2020, 18:15

TIRANË- I dërguari i posaçëm amerikan për rajonin, Matthew Palmer, ka folur sot për marrëveshjen e 5 qershorit të arritur me konsensus mes palëve në...