Politike

“Shqiptarët konsumojnë dhe kursejnë më shumë”, Teliti i kthehet Beqjas: Dy lekë që u jep qeveria i harxhojnë

29 Korrik 2020, 18:22 Nga DOSJA
“Shqiptarët konsumojnë dhe kursejnë më

TIRANË-Dorian Teliti, shefi i kabinetit të kreut të PD, Lulzim Basha, i është përgjigjur ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, i cili u shpreh në Kuvend, se shqiptarët  konsumojnë më shumë dhe kursejnë më shumë, falë Rilindjes. Në një reagim në Facebook, Teliti shkruan, se pavarësisht rrënimit të ekonomisë, doli dhe gënjeu sërish shqiptarët.

Teliti theksoi, se qeveria rriti transfertat buxhetore me 21% gjatë 2019-ës, por paralelisht u rrit me 26% edhe çmimi i ushqimeve. Më teaj ai shtoi se dy lekë që u jep më shumë qeveria shqiptarëve, i harxhojnë për ushqimet bazë, për të mbajtur frymën gjallë.

Postimi i plotë

VAZHDOJNE TE JENE “KRENARE” PER MASHTIMET E RILINDJES. Ndonese ne 7 vite mbyllet dhjetera mijera vende pune duke i shtyre te rinjte drejt emigrimit,
ndonese moret 2.1 miliarde euro nga xhepat e shqiptareve vetem nga rritja e taksave,
ndonese rritet me 3.2 miliarde euro borxhin publik, ndonese ngarkuat 3 miliarde euro ne kurriz te shqiptareve per disa kontrata koncesionare PPP korruptive dhe klienteliste (per te cilat cdokush duhet dhe do te jape llogari perpara drejtesise), ndonese braktiset dhe rrenuat ekonomine e brishte, qytetaret dhe bizneset, gjate ketyre muajve te pandemise, dolet sot perseri te genjeni qytetaret per “arritjet” tuaja, brrockulla qe as vete nuk i besoni dhe bene per te qeshur edhe ata mjeranet qe po ju degjonin ne seance.
“Krenaria” e mashtrimit Rilindas: per paga, pensione, ndihme ekonomike, aftesine e kufizuar, papunesine, ish te perndjekurit politike dhe demshperblimin e pronareve, viti 2019 rezulton te jete 39% me e larte sesa 2013. FAKTI: transfertat buxhetore per keto shtresa ne vitin 2019 jane vetem 21% me te larta sesa ato te vitit 2013. Per “KRENARINE” e folesit te sotem, i kujtojme qe shtresat qe permendi ne fjalen e tij, jane perfaqesues te shtresave te varfera te shoqerise, jane ata qytetare te vendit qe ato dy leke qe i jep qeveria “krenare” i cojne pothuajse te gjitha per te blere ushqimet baze per te mbajtur frymen gjalle. FAKTI: sipas INSTAT, cmimet e ushqimeve jane rritur me 26% gjate kesaj periudhe. Pra e thene thjesht dhe qarte: keta “KRENARET” te japin 21% me shume transferte nga buxheti shtetit qe mbushet nga taksapaguesit per te blere ushqime 26% me te shtrenjta. Dhe me lart folem vetem per shporten e ushqimeve, pasi nese permendim edhe cmimin e rritur te energjise pasi hoqet me “krenari” fashen mbrojtese prej 300kë, apo cmimin e rritur te ujit me 44% vetem ne Tiranen e depozitave 24-oreshe, apo cmimin e karburantit te rritur me 240 leke/liter, apo shume e shume taksa e tarifa te tjera te rritura “krenarisht” nga ju, varferia e shqiptareve thellohet akoma edhe me shume. Per borxhin me mire mos flisni, se cdo shqiptar (perfshire edhe shtresat lart) ka aktualisht nje borxh per fryme 1100 euro me te larte sesa 7 vite me pare, borxh i marre teresisht per fasada, shpenzimet tuaja te luksit dhe tenderat & koncesionet per miqte e shoket e oborrit qeveritar. Shifrat jane kokeforta…kujdes kur genjeni me to.Ndersa persa i perket vleresimit nga qytetaret me vote, mos kini frike, e afert eshte ajo dite dhe ska skeme apo taktike tju shpetoje nga ndeshkimi i merituar.

Ditën e sotme gjatë fjalës së tij në Kuvend, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, u shpreh se falë Rilindjes sot qytetarët konsumojnë më shumë dhe kursejnë më shumë. Më tej ai shtoi, se është krenar që është pjesë e Rilindjes.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dorian teliti ilir beqja dorian teliti ilir beqja

Sondazh

Poll

Politike 29 Korrik 2020, 18:15

TIRANË- I dërguari i posaçëm amerikan për rajonin, Matthew Palmer, ka folur sot për marrëveshjen e 5 qershorit të arritur me konsensus mes palëve në...