Politike

4 orë të mbyllur, vijon debati në Këshillin Politik, Bylykbashi-Gjiknurit: Jeni të pashpresë, nuk ju mjaftojnë kriminelë

29 Korrik 2020, 20:18 Nga DOSJA
4 orë të mbyllur, vijon debati në Këshillin Politik,

TIRANË- Mbledhja e Këshillit Politik vijon prej 4 orësh dhe diskutimet sot kanë qenë të forta. Palët ende nuk kanë arritur një marrëveshje, por po vijojnë debatin.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se PS refuzon të shqyrtojë propozimit, duke i qëndruar versionit të vet të njëanshëm dhe duke mos dhënë konsensus për propozimin e kompromisit të ofruar edhe sot nga Opozita.

Gjatë debatit mësohet se përfaqësuesi i PD Oerd Bylykbashi ka nënvizuar se po injorohet vlerësimi i ODIHR, duke kujtuar që “ODIHR ka këmbëngulur tek mosabuzimi me burimet shteterore dhe se burimi kryesor shtetëror është fuqia rregullatore, dhe ju po abuzoni me të pa nisur zgjedhjet”.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se Bylykbashi i është drejtuar ashpër Gjiknurit. “Ju po përdorini ndryshimin e njëanshëm të ligjit, për të krijuar favore të PS në zgjedhje. Në 2013 erdhët në pushtet me krimin, në 2016 kanabizuat vendit dhe me paratë e pista të krimit bletë zgjedhjet e 2017, tani nuk ju mjaftojnë këto dhe po përpiqeni të diktoni ndryshimet e njëanshme të rregullave. Jeni të pashpresë, jeni humbës”, mësohet të ketë thënë ai.

Nga ana tjetër Damian Gjiknuri nuk i është përgjigjur akuzave, duke vijuar të theksojë se nuk mund të pranojnë propozimin e Opozitës për hapjen e listave 100 %, pa ndryshime të tjera. Mbledhja është ndërprerë për disa minuta me kërkesë të Damian Gjiknurit, pasi kanë konsumuar darkën dhe më pas ka rifilluar sërish.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike debate ne keshillin politik keshilli politik oerd bylykbashi debate ne keshillin politik keshilli politik oerd bylykbashi

Sondazh

Poll

Politike 29 Korrik 2020, 18:15

TIRANË- I dërguari i posaçëm amerikan për rajonin, Matthew Palmer, ka folur sot për marrëveshjen e 5 qershorit të arritur me konsensus mes palëve në...