Politike

Vijojnë debatet në KP, Vasili me tone të forta kundër Gjiknurit: Nuk jep asnjë arsye pse refuzoni propozimet e opozitës

29 Korrik 2020, 20:49 Nga DOSJA
Vijojnë debatet në KP, Vasili me tone të forta kundër

TIRANË- Dosja.al mëson detaje të tjera nga mbledhja me dyer të mbyllura në Këshillin Politik. Sipas burimeve mësohet se Petrit Vasili dhe Damian Gjiknuri janë përfshirë ne debate, pas refuzimit që PS i ka bërë ofertës që ka paraqitur Opozita sot në mbledhjen.

Të njëjtat burime bëjnë me dije seVasili i është drejtuar Gjiknurit dhe i ka kërkuar këtij të fundit të japë arsyet se përse refuzon propozimin e Opozitës. “5 orë në mbledhjen dhe nuk keni dhënë asnjë argument se përse refuzoni propozimin tonë për hapjen 100 % të listave. Nuk keni asnjë arsye të refuzoni propozimin e kompromisit që kemi propozuar. Nëse keni si qëllim hapjen e listave, propozimin e keni mbi tryezë. Pse nuk e pranoni?” – mësohet të jetë shprehur Vasili.

Në debat ka ndërhyrë edhe Oerd Bylykbashi, i cili ka konfirmuar se opozita është për konsensus. “Kemi paraqitur propozime me shkrim gjatë gjithë këtyre ditëve në Këshillin Politik. Ju as nuk sillni kundërpropozime dhe as nuk shqyrtoni propozimet tona. Ju po vrisni konsensusin dhe po hidhni në erë marrëveshjen e 5 Qershorit dhe 14 Janarit. Si mund të hidhni në erë marrëveshjet që keni firmosur?”, ka thënë ish-deputeti i PD.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri debate ne keshillin politik keshilli politik petrit vasili damian gjiknuri debate ne keshillin politik keshilli politik petrit vasili

Sondazh

Poll

Politike 29 Korrik 2020, 18:15

TIRANË- I dërguari i posaçëm amerikan për rajonin, Matthew Palmer, ka folur sot për marrëveshjen e 5 qershorit të arritur me konsensus mes palëve në...