Politike

E gradoi pak javë më parë, Meta dekreton Bajram Begajn shef të Shtabit të Forcave të Armatosura

29 Korrik 2020, 16:55 Nga DOSJA

TIRANË -Presidenti Ilir Meta ka deklaretuar Gjeneral Major Bajram Begaj, shef të Shtabit të Forcave të Armatosura. Më parë Begaj mbante detyrën e Komonadantit të Doktrinës dhe Stërvitjes.

Më 3 korrik, presidenti e gradoi Begajn me titullin ‘Gjeneral Major”, ndërsa nga sot ai do të mbajë një detyrë edhe më të rëndësishme se ajo e mëparshmja. Begaj do të zëvendësojë në këtë detyrë, Bardhyl Kollçakun.

Mandati i tij është 3-vjeçar dhe emërohet me dekret të presidentit të Republikës, me propozim të kryeministrit.

Bajram Begaj

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta dekretoi sot emërimin e Gjeneral Major Bajram Rushit Begaj, Shef të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë‘, shkruhet në dekretin e Metës.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bajram begaj ilir meta bajram begaj ilir meta

Sondazh

Poll