Politike

6 PIKAT/ Opozita e bashkuar me qëndrim të prerë në KP: Hapje 100% të listave, çdo ndryshim tjetër cenon garën

29 Korrik 2020, 16:35 Nga DOSJA
6 PIKAT/ Opozita e bashkuar me qëndrim të prerë në KP: Hapje

TIRANË- Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare në Këshillin Politik kanë paraqitur sërish amendimet e tyre në mbledhjen e sotme për çështjen e ndryshimeve kushtetuese.

Opozita propozon amendamentin për hapjen 100 % të listave të kandidatëve. Çdo ndryshim tjetër i njëanshëm është i papranueshëm, prish marrëveshjet e 5 Qershorit dhe 14 Janarit”, thuhet në qëndrimin e opozitës së bashkuar.

Opozita ka paraqitur sot në Këshillin Politik qëndrimin që i vetmi ndryshim kushtetutes i nevojshëm dhe i mjaftueshëm që krijon mekanizmin për lista 100 % të hapura është si vijon: “Në nenin 68 të Kushtetutës, fjalia e tretë, e pikës 1, shfuqizohet.” Ky amendament duhet të reflektohet, nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent për qytetarët, nga të gjitha partitë politike dhe aktorët zgjedhorë, në Kodin Zgjedhor. Këto ndryshime duhet më pas të dërgohen për miratim në Parlament si një paketë e vetme.

Më tej shtojnë se propozimet e tjera të bëra nga Partia Socialiste cënojnë garën elektorale mes partive politike, 6 muaj përpara datës për regjistrimin në zgjedhje.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik opozita e bashkuar takimi ne kp per listat e hapura keshilli politik opozita e bashkuar takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll