Politike

Çuçi i bindur: Nesër maxhoranca voton nesër ndryshimet kushtetuese, nuk bëjmë asnjë hap pas

29 Korrik 2020, 16:29 Nga DOSJA
Çuçi i bindur: Nesër maxhoranca voton nesër ndryshimet

TIRANË- Ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi, është shprehur sot se maxhoranca nuk do të bëjë asnjë hap pas për sa i përket ndryshimeve kushtetuese. Në një intervistë në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Çuçi tha se nesër do të votohen ndryshimet dhe nga maxhoranca edhe pse nuk është gjetur rruga e konsensusit.

Ai shtoi se pas miratimit të ndryshimeve do të ketë diskutime për teknikaliteteve në lidhje me hapjen e listave dhe koalicionet parazgjedhore.

Është e qartë tashmë nuk ka asnjë sekret. Ne jemi të bindur që duhet të shkojmë drejt ndryshimeve kushtetuese, për të hapur garën në kuptimin e bërjes së mundur të zgjedhësve shqiptarë që përveç preferencës për partinë që kanë, në votime të zgjedhin edhe kandidatët brenda partisë për atë që mendojnë ata se do jetë më mirë dhe vota do shkojë në vendin e  duhur. Tashmë ne kemi deklaruar qartë që ndryshimi do fillojë me ndryshimet kushtetuese që pritet të miratohen nesër. Me diskutimet më pas me teknikalitete se si do të administrohet sistemi me listat e hapura.

Ndryshimet kushtetuese do të lënë hapsirën që kjo të vendoset me ndryshimet në kodin zgjedhorë. Ndryshimet kushtetuese do përcaktojë që të bëhet listë e hapur dhe jo më pak sesa 2/3. Kjo i lë mundësi që të vendoset bashkarisht duke parë modele dhe duke garantuar ligjet e vendosura për përkatësinë gjinore. Do shohim si do jetë hapja. Kjo është një gjë që do vendoset në ndryshimet në Kodin zgjedhor”, u shpreh ministri Çuçi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike blendi çuçi ndalimi i koalicioneve ndryshimet kushtetuese blendi çuçi ndalimi i koalicioneve ndryshimet kushtetuese

Sondazh

Poll