Politike

DËSHMITË/ Dy gratë e komisionerëve të vdekur përgënjeshtrojnë SPAK: Vdiqën më 2018, s’kanë lidhje me dosjen 339, u

29 Korrik 2020, 12:03 Nga DOSJA
DËSHMITË/ Dy gratë e komisionerëve të vdekur

TIRANË- Nafije Bregu, bashkëshortja e Besim Bregut, komisionerit të Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2017 në Durrës, dhe Mimoza Lala, gruaja e Kasëm Lalës, komisionerit të Partisë Socialiste mohojnë që burrat e tyre të vdekur të kenë lidhje me hetimet e dosjes 339. Pas publikimit në media të pretendimit të SPAK se nuk kishte mundësi të bënte arrestimin e Besim Bregut dhe Kasëm Lalës, pasi ata kishin ndërruar jetë më herët, Nafije Bregu dhe Mimoza Lala kanë një version totalisht tjetër. Bregu thotë se i shoqi i ka vdekur që në dhjetor të vitit 2018, dhe se i ka kryer procedurat sipas ligjit, duke e ç’regjistruar brenda 40 ditëve nga regjistri i Gjendjes Civile.

“Bashkëshorti im ka 2 vite që ka ndërruar jetë, jemi rebeluar si familje kur kemi parë emrin e tij në lajme. Bashkëshorti im nuk ka lidhje me dosjen 339. Ai ka qenë komisioner por s’ka lidhje. Bashkëshorti im ka vdekur në 28 dhjetor të vitit 2018, dhe që pas vdekjes e kemi ç’regjistruar sipas kigjit. Nuk e kuptoj ose thonë që nuk është ç’regjistruar, kur unë që pas 10 ditësh plotësova dokumentat për ç’regjistrimin e tij.”,-thotë Nafije Bregu në një prononcim për News 24.

Gjithashtu edhe Mimoza Lala, thotë se i shoqi ka qenë komisioner por s’ka lidhje me dosjen 339. “Bashkëshorti ishte komisioner i PS në zgjedhje. U lëndova shumë kur pashë emrin e burrit në tv. Burri im ka vdekur në tetor të vitit 2018. E kam ç’regjistruar bashkëshortin nga gjendja civile”,-thotë Lala.

Kasëm Lala dhe Besim Bregu, dy nga komisionerët për të cilët SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), kishte vendosur ti arrestonte pasi lejuan votimin e personave të tjerë në emër të emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, kanë ndërruar jetë. SPAK deklaroi se ata kishin disa javë të vdekur, por siç mësohet edhe nga dëshmitë e dy grave, Lala e Bregu kanë ndërruar jetë në 2018. Kasëm Lala, komisioner i PS dhe Besim Bregu, komisioner i PD iu shërbyen partive të tyre, në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës në Durrës.

Dje, SPAK ekzekutoi 23 urdhër-arreste për dosjen 339, të hetimit të shitblerjes së votës në Shijak dhe Durrës. Të arrestuarit janë 21 komisionerë të PD-LSI-PS dhe PR, ku sikundër u mor vesh edhe sot, 2 janë të vekur, duke e ulur numrin në 19 komisionerë, ndërsa qelia pret edhe një qytetar. Armelin Zeza votoi për më shumë se 23 persona të tjerë duke shkelur ligjin, ndërsa gjatë hetimit u arrestua edhe truri i laboratorit të heroinës në Has, Fisnik Sadiku.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besim bregu dosja 339 kasem lala mimoza lala nafije bregu besim bregu dosja 339 kasem lala mimoza lala nafije bregu

Sondazh

Poll