Politike

Kim mesazh për Reformën në Drejtësi: SHBA vijon mbështetjen, është ajo që shqiptarët meritojnë

29 Korrik 2020, 13:20 Nga DOSJA
Kim mesazh për Reformën në Drejtësi: SHBA vijon

TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar sot një bisedë me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyësor dhe të Gjykatës së Lartë.

Në një postim në mediat sociale, Kim bën me dije se është prezantuar “Udhërrëfyesi për funksionimin e Gjykatës së Lartë”, në një takim online të organizuar nga Justice for All (USAID), EURALIUS V, ku ka marrë pjesë ajo si dhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Gjatë bisedës virtuale, diplomatja amerikane është shprehur se SHBA do të vijojë që ta mbështesë fort implementimin e Reformës në Drejtësi.

E lumtur që dëgjoj planin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatës së Lartë për zvogëlimin e çështjeve të lëndëve të para dhe arritjen e funksionalitetit të plotë të Gjykatës së Lartë para fundit të vitit 2020. Kjo është ajo që shqiptarët meritojnë dhe kërkohet për të ardhmen europiane. SHBA do vijojë ta mbështesë fort implementimin e Reformës në Drejtësi gur mbi gur…”, shkruan Kim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike reforma ne drejtesi yuri kim reforma ne drejtesi yuri kim

Sondazh

Poll