Politike

Rama në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor: Do jemi më të goditur nga COVID-19, duhet të bashkëpunojmë

29 Korrik 2020, 15:32 Nga DOSJA
Rama në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor: Do jemi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka marrë pjesë sot në Samitin online të liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili është fokusuar tek situata e COVID-19. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u shpreh se nga parashikimet Ballkani do të jetë rajoni më i goditur prandaj duhet të kompensim i të gjitha vendeve duke bashkëpunuar më shpejt.

Më tej Rama u shpreh se duhet të ecim më shpejt, dhe mos dëgjojmë politizimin që i bëhet këtij procesi.

Secili prej nesh është goditur në mënyra të ndryshme. Disa me fragmente, disa me ndryshime. Ne për shembull, dhe disa si ne duke ulur numrat në turizëm dhe duke ndikuar në ekonomi. Në këto kushte ne mund të kompensohemi me më shumë dhe më shpejt bashkëpunim. Por jo të ripërsërisim çfarë kemi përsëritur për vite.

Aq lehtë sa ç’e bëjmë kur bëjmë një Këshill tjetër, ta bëjmë dhe në këtë format. Nëse ju Këshilli Atlantik, dhe të tjerët gjithashtu, të tjerët që janë prezent, BE dhe të tjerë, nëse do na bashkoheshit do ishte shumë ndihmë. Duhet të ecim më shpejt, dhe mos dëgjojmë politizimin që i bëhet këtij procesi. Kurrë nuk ka ndihmuar për njerëzit. Duhet ta kalojmë këtë sistuatë, sepse po presim për popujt dhe liderët që të japin rezultate pavarësisht feja, prejardhja, ngjyra etj”, tha Rama.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lideret e ballkanit perendimor samiti i lidereve te ballkanit situata e covid19 edi rama lideret e ballkanit perendimor samiti i lidereve te ballkanit situata e covid19

Sondazh

Poll