Politike

Apeli e riktheu për rigjykim, Tahiri shpreh indinjatën: Vendim i marrë në emër të politikës, beteja vazhdon

29 Korrik 2020, 14:24 Nga DOSJA
Apeli e riktheu për rigjykim, Tahiri shpreh indinjatën: Vendim i

TIRANË-  Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar sot pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.Në një postim në mediat sociale, Tahiri me një mesazh të shkurtër tregon se nuk është dakord me vendimin e gjykatës së Apelit. 

Sipas tij gjykata vendimin e ka marrë në emër të politikës, duke nënkuptuar se gjykimi i tij nuk është juridi, por ka prapavijë politike, por ai premton se beteja e tij vazhdon.

Edhe ‘në emër të politikës’, beteja vazhdon”, shkruan Tahiri teksa ka publikuar dhe një pjesë nga vendimi i gjykatës.

Reagimi i ish-ministrit të Brëndshëm, Saimir Tahiri, vjen një ditë pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Apelit. Sipas Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Prokuroria është kontradiktore në hetimet e saj, pasi ka ngritur akuzë të re ndaj Tahirit për “kultivim narkotikësh”. Apeli i Posaçëm e cilëson të gabuar edhe vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke u shprehur se ka gabuar në rikualifikimin e veprës penale.

Po ashtu, thuhet në vendim se ish-ministri Tahiri dhe vartësi i tij Jaeld Çela nuk iu dha mundësia të mbroheshin për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Gjykata e cilëson si jopërfundimtar vendimin që është marrë në Katania të Italisë ndaj grupit kriminal për të cilën është vënë nën akuzë edhe ishministri, pasi nuk plotëson kushtet.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjyqi i dyte i saimir tahirit saimir tahiri gjyqi i dyte i saimir tahirit saimir tahiri

Sondazh

Poll