Politike

Cakaj i bashohet nismës së Dua Lipës, i dërgon letër Apple: Vendoseni Kosovën në hartë

29 Korrik 2020, 14:52 Nga DOSJA
Cakaj i bashohet nismës së Dua Lipës, i dërgon letër

TIRANË- Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i ka dërguar sot një letër drejtorit ekzekutiv të Kompanisë Apple, Tim Cook. Në letrën e tij. Cakaj i kërkon drejtorit të kompanisë amerikane marrjen e masave të nevojshme, për të paraqitur kufijtë e saktë të Republikës së Kosovës në shërbimin e Apple Maps.

Ndaj, presim që Apple Inc. të marrë vendimin e drejtë duke vendosur kufijtë e Republikës së Kosovës në hartat e shërbimeve të saj”, shkruan Cakaj në mediat sociale.

POSTIMI I PLOTË

Në bashkërendim të plotë me Ministren e Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, sot i kam dërguar një letër drejtorit ekzekutiv të Kompanisë Apple, z. Tim Cook, për t’i kërkuar marrjen e masave të nevojshme për të paraqitur kufijtë e saktë të Republikës së Kosovës në shërbimin e Apple Maps. Republika e Kosovës është njohur prej shumicës së shteteve të botës demokratike dhe, ashtu siç ka vendosur vetë Gjykata Ndërkombëtare e

Drejtësisë, shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar. Ndaj, presim që Apple Inc. të marrë vendimin e drejtë duke vendosur kufijtë e Republikës së Kosovës në hartat e shërbimeve të saj. Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës në mënyrë të pakushtëzuar e në çdo rrethanë…

Nisma për vendosjen e Kosovës në hartën e Apple Maps është nisur nga Dua Lipa, e cila në disa reagime publike ka kërkuar reagim nga kompania amerikane. Nisma e saj ka marrë mbështetje të madhe.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dua lipa gent cakaj kosova ne harte dua lipa gent cakaj kosova ne harte

Sondazh

Poll