Aktualitet

Pipero për situatën e COVID-19: Duhen dhe gjobat për të përballuar situatën, nga vaksina mos prisni mrekulli

29 Korrik 2020, 16:08 Nga DOSJA
Pipero për situatën e COVID-19: Duhen dhe gjobat për të

TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero ka folur sot për situatën e COVID-19, dhe ka thënë se nuk pret mrekulli nga vaksina e COVID-19. Në një intervistë në Syri TV, mjeku u shpreh se në këtë situatësecili nga ne por dhe nga bizneset duhet të sakrifikojnë nga pak për të ruajtur shëndetin e popullatës.

Më tej ai ka komentuar dhe vendimin e ministrisë për ndalimin e muzikës, duke thënë se nuk vret, por shëron dhe se virusi nuk ka fasha orare. Pipero shton se ka parë që në lokalet e natës nuk përdoren maskat dhe nuk mbahen distanca, ndaj dhe e justifikon vendimin.

Muzika nuk vret, muzikë shëron. Por virusi nuk ka fasho orare, ai qarkullon me ne. Unë kam parë që lokalet e natës janë të tejmbushuara, dhe është e pamundur të përdoret maska apo të mbahet distanca fizike. Vendime që kanë të bëjnë me gjoba si masë ekstreme janë të dhimnshme, por janë të nevojshme për kufizimin e përhapjes së pandemisë.

Të rinjtë janë më të ekspozuar, po për fat të mirë preken me pak se të tjerët. Virusi nuk ka këmbë vetë të shkojë në shtëpi, por shkon nëpërmjet nesh. Për mua, nuk është se presim ndonjë mrekulli me ardhjen e vaksinës. E para duhet të presim të prodhohet. Ku unë mendoj se nga fundi i vitit mund ta kemi. E dyta duhet të presim të na vijë radha. Dhe e treta duhet të shikojmë sa efikase do të jetë për imunitetin Mrekullinë e presim nga informacioni që duhet tu japim njerëzve për situatën. Mrekullinë e presim nga kujdesi për t’u mbrojtur sa më mirë dhe duke respektuar distancën. Vaksina është e mirëpritur por nuk pres ndonjë mrekulli të veçantë”, u shpreh mjeku.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur numri i të infektuarve aktivë është mbi dy mijë dhe sot janë shënuar dhe 4 viktima dhe 108 raste të reja.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 pellumb pipero vaksina e covid-19 masat kunder covid 19 pellumb pipero vaksina e covid-19

Sondazh

Poll