Aktualitet

Bënë për spital 65-vjeçarin, arrestohet i riu në Pogradec, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

29 Korrik 2020, 13:39 Nga DOSJA
Bënë për spital 65-vjeçarin, arrestohet i riu në

POGRADEC-Policia e Pogradecit ka arrestuar 33-vjeçarin E.L., si autor të dhunës ndaj 65-vjeçarit K.L. Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i 33-vjeçarit, një 30-vjeçar me iniciale E.N.

Dy të rinjtë pas një konflikti për motive të dobëta, goditën me mjetë të forta në vendin e quajtur “Ura e Selcës”, 65-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime në trup. Ky i fundit ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: E. L., 33 vjeç, banues në fshatin Vërri, Pogradec (i dënuar më parë për “Vjedhje”). Si edhe u shpall në kërkim shtetasi E. N., 30 vjeç, banues në Pogradec, pasi në vendin e quajtur “Ura e Selcës” në fshatin Vërri, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin K. L., 65 vjeç, e kanë goditur me mjete të forta këtë të fundit, duke i shkaktuar dëmtime trupore, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

(g.sh../dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet i riu ne pogradec dhuna ndaj 65-vjeçarit arrestohet i riu ne pogradec dhuna ndaj 65-vjeçarit

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Korrik 2020, 11:21

TIRANË– Një grup kriminal është vënë në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi dyshohet se kanë gisht në disa vjedhje në qytete të ndryshme të vendit. Dy...