Aktualitet

Prokuroria kërkoi pushimin e çështjes, shoqëria civile çon Velierën në SPAK

29 Korrik 2020, 15:27 Nga DOSJA
Prokuroria kërkoi pushimin e çështjes, shoqëria civile

DURRËS -Ambientalisti Sazan Guri ka kërkuar  zhvendosjen e çështjes së Velierës nga Gjykata e Durrësit në Prokurorinë e Posaçme. Sipas “Balkanweb”, ky vendim ka ardhur pasi Prokuroria ka kërkuar pushimin e çështjes së ngritur nga shoqëria civile, për ndalimin e punimeve.  Padia vinte përballë përgjegjësisë penale shumë institucione për shkatërrim të vlerave publike dhe monumentale.

Guri, në cilësinë e përfaqësuesit të shoqërisë civile, është paraqitur sot në gjykatë dhe ka mësuar se është kuërkuar nga organi i akuzës pushimi i çështjes. Menjëherë ai ndërhyri pranë gjykatës për të ndërprerë çështjen për moskompetencë dhe për ta dërguar në SPAK.

Gjykata i ka dhënë të drejtë shoqërisë civile dhe i ka lënë afat deri në shtator për të paraqitur dokumentet.

Aktivistë, historianë dhe shoqëria civile kanë kundërshtuar ndërtimin e Velierës. Kjo për shkak se gjatë gërmimeve u gjetën rrënoja të periudhave antike dhe mesjetare, me vlera të mëdha arkeologjike.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sazan guri spak veliera veliera shkon ne spak sazan guri spak veliera veliera shkon ne spak

Sondazh

Poll