Aktualitet

Kishte mbushur makinën me drogë, arrestohet 41-vjeçari në Krujë

29 Korrik 2020, 13:25 Nga DOSJA
Kishte mbushur makinën me drogë, arrestohet 41-vjeçari në

KRUJË- Policia e Krujës ka vënë në praga një 41-vjeçar pasi është kapur duke trafikuar me makinën e tij 41 kilogramë drogë e llojit kanabis sativa. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se është finalizuar operacioni “Verjon” dhe është arrestuar shtetasi L.GJ., i dënuar më parë për vjedhje.

Më tej shtohet se ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur Verjon, Njësia Administrative Nikël, Krujë, në tentativë për të transportuar 41 kg cannabis sativa, sasi e cila u gjet gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit tip “Benz” që ky shtetas drejtonte.

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Verjon”. Operacioni nga Policia e Krujës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Fushë Krujë. Sekuestrohen 41 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Vihet në pranga drejtuesi i mjetit që transportonte lëndën narkotike. Shpallet në kërkim pronari i mjetit. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, shërbimet e Policisë, pasi kanë marrë informacion se një shtetas po transportonte një sasi lënde narkotike në drejtim të fshatit Luz, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Verjon”.

Si rezultat i operacionit, rreth orës 23:00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Fushë Krujë, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Gj., 41 vjeç, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë, i dënuar më parë për vjedhje. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur Verjon, Njësia Administrative Nikël, Krujë, në tentativë për të transportuar 41 kg cannabis sativa, sasi e cila u gjet gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit tip “Benz” që ky shtetas drejtonte.

Në përfundim të veprimeve u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna për kapjen e pronarit të mjetit, shtetasit G. T., banues në fshatin Zallë, i cili i kishte dhënë mjetin shtetasit të kapur në flagrancë duke transportuar lëndën narkotike. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kanabisi ne kruje operacioni verjon policia kruje kanabisi ne kruje operacioni verjon policia kruje

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Korrik 2020, 11:21

TIRANË– Një grup kriminal është vënë në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi dyshohet se kanë gisht në disa vjedhje në qytete të ndryshme të vendit. Dy...