Aktualitet

Shkodra ‘e mbërthyer’ nga zjarret, shënohen 3 vatra, kulla 150-vjeçare në Theth përfshihet nga flakët

29 Korrik 2020, 14:51 Nga DOSJA
Shkodra ‘e mbërthyer’ nga zjarret, shënohen 3 vatra, kulla

SHKODËR-Ditën e sotme në qarkun e Shkodrës janë shënuar disa vatra zjarresh. Disa hekatrë tokë janë djegur gjatë mesditës në fshatin Kukël të Bashkisë së Vaut të Dejës. Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Zjarri ndërkohë i favorizuar edhe nga era, po përhapet me shpejtësi, duke rrezikuar banesat aty pranë. Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve, që të mos i afrohen banesave.

Po ashtu janë shënuar vatra zjarri edhe në Theth e Postribë. Mësohet se në Theth një kullë 150-vjeçare është përfshirë nga flakët. Për fat të mirë në banesë nuk ndodhej asnjë person në momentin e rënies së zjarrit. Arsyet e shpërthimit të flakëve janë ende të paqarta, ndërkohë banorët po punojnë për shuarjen e tyre. Arsyet e rënies së zjarri ndërkohë janë ende të paqarta.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zjarret ne shkoder zjarret ne shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Korrik 2020, 11:21

TIRANË– Një grup kriminal është vënë në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi dyshohet se kanë gisht në disa vjedhje në qytete të ndryshme të vendit. Dy...