Aktualitet

Pas largimit nga Gjykata e Lartë, Dvorani zgjedh të shkojë në Apelin Administrativ

29 Korrik 2020, 12:35 Nga DOSJA
Pas largimit nga Gjykata e Lartë, Dvorani zgjedh të shkojë

TIRANË -Pas largimit nga Gjykata e Lartë, Ardian Dvorani do të jetë pjesë e Apelit  Administrativ. Pak ditë më parë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, listoi 5 pozicionet ku mund të vijonte karrierën Dvorani pas shkarkimit nga KED.  Pozicionet që iu propozuan Dvoranit ishin Apeli i Durrësit, Tiranës, Korçës, Gjirokastrës dhe Adminsitrativ.

Më 11 qershor KLGJ vendosi për përfundimin e mandatit të Dvoranit në Gjykatën e Lartë, pasi i kishte mbaruar afati. Njëkohësisht Dvorani humbi edhe postin si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në vendin e tij u zgjodh Vitore Tusha, e cila deri në atë moment mbante postin e zv.kryetares.

Ndërsa në Gjykatën e Lartë, ai u zëvendësua nga ish-kreu i shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi deri në plotësimin e të gjitha vendeve bosh dhe në zgjedhjen e një kreu me kompetenca të plota.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian dovrani ardian dvorani ne apelin administrativ ardian dovrani ardian dvorani ne apelin administrativ

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Korrik 2020, 11:21

TIRANË– Një grup kriminal është vënë në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi dyshohet se kanë gisht në disa vjedhje në qytete të ndryshme të vendit. Dy...