Aktualitet

Rastet e reja me COVID-19, mirditorët udhëtojnë nga Tirana drejt qytetit të origjinës për testin

29 Korrik 2020, 15:48 Nga DOSJA
Rastet e reja me COVID-19, mirditorët udhëtojnë nga Tirana drejt

TIRANË -Katër pjesëtarë të një familjeje me origjinë nga Mirdita që jeton në Tiranë, nuk mundën dot që të kryenin testin ndaj COVID-19 në kryeqytet. Kësisoj ata udhëtuan drejt Mirditës, ku pas analizës rezultuan të infektuar.

Po ashtu në Mirditë gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuar me COVID-19, edhe drejtori i Drejtorisë së Tensionit të Lartë. Ndërsa në Krujë dhe Kukës, rastet e reja janë kontakte të të infektuarve të mëparshëm.

Sakaq në qytetin e Vlorës, janë prekur me COVID-19 dy të moshuar banorë të lagjeve “Rilindja” dhe “15 tetori. Kurse i infektuari tjetër është një person në Babicë të Madhe, vatër e re infeksioni.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 2 viktima nga COVID-19, ndërsa u regjistruan 108 raste të reja. Gjithashtu janë shëruar edhe 41 pacientë të tjerë, kurse aktualisht janë 2125 raste aktive.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid-19 covid-19

Sondazh

Poll