Aktualitet

“Të dënuar për vjedhje me dhunë”, OFL i dërgon formularin një gruaje dhe një burri: Të deklarojnë pasurinë brenda

29 Korrik 2020, 13:45 Nga DOSJA
“Të dënuar për vjedhje me dhunë”, OFL i

TIRANË- Dy të dënuar për vdjedhje me armë duhet të deklarojnë pasurinë brenda 40 orëve. Në një njoftim për mediat Operacioni Forca e Ligjit bën me dije se Laureta Kokoshi (Salkurti) dhe Markel Balazi (Balozi) do duhet të përgjigjen për pasurinë e tyre.

Sipas Policisë këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: L. K. (S.), banuese në Tiranë, e dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”; M. B. (B.), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë”, njofton Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet formulari i ofl-se laureta kokoshi markel balazi formulari i ofl-se laureta kokoshi markel balazi

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Korrik 2020, 11:21

TIRANË– Një grup kriminal është vënë në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi dyshohet se kanë gisht në disa vjedhje në qytete të ndryshme të vendit. Dy...