Bota

Maqedonia e Veriut nuk hap kufijtë edhe për gushtin, lejohet lëvizja e lirë vetëm për  Shqipërinë

29 Korrik 2020, 15:54 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut nuk hap kufijtë edhe për gushtin, lejohet

MAQEDONI E VERIUT– Maqedonia e Veriut do të mbajë mbyllur kufijtë, për Serbinë, Kosovën, Bosnjen dhe Malin e Zi ndërkohë sipas mediave vendase vetëm Shqipëria do të mbetet vendi fqinj ku qytetarët do të lëvizin lirisht pa kufizime.

Sakaq ndaj katër shteteve Maqedonia e Veriut ka vendosur një masë ku qytetarët që vijnë nga to duhet të vërtetorjnë me një test PCR- RT jo më shumë se 72 orë të vjetër që janë negativë me COVID-19. Ky është kushti i cili mbetet në fuqi edhe për muajin gusht. Maqedonia e Veriut nuk ka vënë masa ndaj Greqisë dhe Bullgarisë, por këto të fundit e kanë bllokuar hyrjen nga Maqedonia e Veriut.

 “Nuk kemi ndërmend ta ndryshojmë sepse situata aktuale në këto vend është e ngjashme me tonën dhe nëse hapen plotësisht kufijtë do të kemi numër më të madh të të infektuarve. E ndjekim situatën aktuale në të gjitha shtetet dhe shohim se ka numër të madh të të sëmurëve edhe në këto vende.”- deklaroi  Zharko Karaxhovski, Kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni maqedonia e veriut maqedonia e veriut

Sondazh

Poll