Bota

Pamje të dhimbshme! Nis Haxhi në Mekë, Covid-19 paralizon pjesëmarrjen e besimtarëve myslimanë (FOTO)

29 Korrik 2020, 15:42 Nga DOSJA
Pamje të dhimbshme! Nis Haxhi në Mekë, Covid-19 paralizon

MEKË– Si asnjëherë më parë pelegrinët myslimanë kanë filluar haxhin vjetor në qytetin e shenjtë të Mekës, në kushte që nuk kishin ndodhur kurrë më parë. Në fotot e publikuara nga mediat e huaja shihen se vendi i shenjtë nga mijëra persona që shiheshin vitet tjera këtë vit njerëzit numërohen me gishtat e dorës.

Kjo pasi Arabia Saudite ka implementuar masa strikte për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit gjatë pelegrinazhit pesëditor.

Haxhi, një nga pesë shtyllat ose praktikat më të rëndësishme të Islamit dhe një detyrim për besimtarët që kanë mundësi ta bëjnë të paktën një herë në jetë, është zakonisht një nga mbledhjet  më të mëdha fetare në botë pasi rreth 2.5 milion njerëz zbresin në qytet nga e gjithë bota.

Deri më tani, sëmundja ka infektuar më shumë se 270,000 persona në Arabinë Saudite, duke e vendosur atë në 20 vendet më të prekura nga pandemia në botë. Ndërkohë pelegrinëve do t’u kërkohet të veshin maska ​​dhe të mbajnë distancë fizike gjatë një serie ritesh fetare që përfundohen gjatë pesë ditëve në Mekë dhe rrethinat e saj në Arabinë Saudite.

 

 

Hajj, the annual pilgrimage made by Muslims to the holy city of Mecca in Saudi Arabia, has been significantly scaled back this year. ? International visitors have been banned from making the journey to Mecca in a bid to curb the Covid-19 pandemic. This year 10,000 pilgrims are expected – dramatically reduced from the usual two million. Worshippers will have to quarantine before and after the pilgrimage, and face masks will be mandatory at all times. Saudi has recorded more than 270,000 cases of coronavirus and nearly 3,000 deaths, one of the largest outbreaks in the Middle East. Tap the link in our bio for more on Hajj and the personal stories of those missing out. #Hajj #Pilgrimage #Saudi #Islam #Covid19 #bbcnews

A post shared by BBC News (@bbcnews) on

Të përzgjedhurit për të marrë pjesë në haxh iu nënshtruan kontrolleve të temperaturës dhe u vendosën në karantinë teksa fillonin të shkelin në Mekë në fundjavë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota haxhi ne meke mekë haxhi ne meke mekë

Sondazh

Poll