Bota

101 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit/ Kina ‘bum’ rastesh të reja pas tre muajve ‘qetësi’

29 Korrik 2020, 11:41 Nga DOSJA
101 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit/ Kina ‘bum’

KINË– Kina ka regjistruar 101 raste të reja me Covid-19, shifra më e lartë ditore, pas tre muajsh, që virusi kishte ulur ritmin e përhapjes. Virusi është i përhapur në nëntë qytete në Kinë, por shifra më e lartë e infektimeve është në Xinjiang, qytet në rajonin perëndimor, në të cilin u regjistruan 89 raste infektimesh me Covid-19, raportojnë mediat vendase.

Xinjiang ka vendosur spitale në dispozicion për personat e prekur me Covid-19, ka kryer testime masive të mbështetur nga ekipe mjekësore në 10 qytete të tjera kineze dhe ka ndaluar transportin publik në disa qytete.

Liaoning, qytet në pjesën veriperëndimore të Kinës, regjistroi tetë raste të reja, ndërsa  Pekini raportoi rastin e një pacienti që vinte nga qyteti i Dalian, në Liaoning.

Zëvendës-kryeministri Sun Chunlan, në një udhëtim inspektim në Dalian, ka urdhëruar, masa parandaluese për parandalimin e përhapjes së virusit, duke përfshirë kontrolle të rrepta në importimin e mallrave dhe ashpërsim të masave të izolimit.

Që prej ditës së martë numri i përgjithëshem i personave të infektuar me Covid-19 në Kinë ka shënuar shifrën 84.060, ndërsa numri i vdekjeve mbetet në 4634.

(k.a;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll

Bota 29 Korrik 2020, 08:34

Punonjës sezonal në Gjermani – Kurrë më!

“Në Gjermani nuk do të vij më kurrë. As për pushime, as për vizitë. Edhe botën të ma japin!” Mariana Costea ka punuar në një fermë bavareze dy muaj....

Bota 29 Korrik 2020, 05:46

Të drejtat e grave janë ndërkombëtare

Poloni- Polonia zë sërish kryetitujt ndërkombëtarë. Në vende të tjera nuk po kuptohet, pse ky vend do të dalë nga një marrëveshje e Këshillit të Europës për luf...