Bota

NJOFTIMI: Ministri i Shëndetësisë në Kosovë jep LAJMIN: Qytetarëve të Shqipërisë dhe Luginës nuk do t’u kërkohet te

29 Korrik 2020, 09:39 Nga DOSJA
NJOFTIMI: Ministri i Shëndetësisë në Kosovë jep LAJMIN:

PRISHTINË– Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin, të cilit i ka konfirmuar se qytetarëve të Shqipërisë nuk do t’u kërkohet testi për COVID-19 kur të hyjnë në Kosovë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zemaj shkruan se vendimi i Qeverisë se Kosovës është bazuar në parim të reciprocitetit dhe nuk do të kërkohen rezultatet e testimeve nga qytetarët Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët nga Lugina e Preshevës.

“Sapo u takova me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi, të cilit i konfirmova se qytetarëve të Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk u kërkohet testi për COVID-19. Vendimi i Qeverisë së Kosovës është i bazuar në parimin e reciprocitetit. Si rrjedhojë, nuk kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët tanë nga Lugina e Preshevës. Bashkë me ambasadorin Minxhozi, u zotuam që do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve!,”-shkruan ministri. 

Kosova është një nga vendet më të prekura nga pandemia në rajon pasi shënon 7652 persona të infektuar, dhe 192 viktima. Kohët e fundit, me ardhjen e stinës së verës, qytetarët e Kosovës janë dyndur në Shqipëri si kurrë më parë për të kaluar pushimet në bregdetin shqiptar. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni armend zemaj koronavirusi ne kosove kosove armend zemaj koronavirusi ne kosove kosove

Sondazh

Poll

Bota 29 Korrik 2020, 08:34

Punonjës sezonal në Gjermani – Kurrë më!

“Në Gjermani nuk do të vij më kurrë. As për pushime, as për vizitë. Edhe botën të ma japin!” Mariana Costea ka punuar në një fermë bavareze dy muaj....

Bota 29 Korrik 2020, 05:46

Të drejtat e grave janë ndërkombëtare

Poloni- Polonia zë sërish kryetitujt ndërkombëtarë. Në vende të tjera nuk po kuptohet, pse ky vend do të dalë nga një marrëveshje e Këshillit të Europës për luf...