Bota

Patriarku i Kishës Greke falënderon Turqinë për restaurimin dhe rihapjen e Manastirit Sümela

29 Korrik 2020, 10:37 Nga DOSJA
Patriarku i Kishës Greke falënderon Turqinë për restaurimin

ANKARA- Patriku i Kishës Greke në Stamboll, Bartholomeos, falënderoi presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për restaurimin dhe rihapjen e Manastirit Sümela, transmeton Anadolu Agency (AA). Siç bëhet e ditur në një njoftim të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Erdoğan dhe Bartholomeos zhvilluan një bisedë telefonike.

Bartholomeos i shprehu presidentit Erdoğan mirënjohjen e tij për mbështetjen dhe interesin për restaurimin e Manastirit Sümela, thuhet në njoftimin e drejtorisë.

Gjithashtu bëhet e ditur se Bartholomeos gjithashtu uroi festën islame të Kurban Bajramit.

Presidenti Erdoğan, përmes video-lidhjes rihapi sot Manastirin Sümela, një manastir historik në provincën Trabzon të Detit të Zi.

Në Manastirin Sümela, një nga qendrat më të rëndësishme të turizmit fetar në Turqi, përfunduan punimet e restaurimit, peizazhit, përforcimit dhe hulumtimit të shkëmbinjve në aspektin gjeologjik dhe gjeoteknik.

Për arsye të rrezikut të rënies së shkëmbit, pjesa deri në oborrin e Manastirit Sümela ishte mbyllur për vizita në shtator të vitit 2015, ndërsa pas përfundimit të fazës së parë të projektit përreth objektit sërish ishte hapur për vizita më 25 maj 2019.

Manastiri Sümela, që ndodhet në rrethin Maçka të Trabzonit, ka rëndësi historike dhe kulturire, ndërsa nga viti 2000 është pjesë e Listës së Përkohshme të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Në Manastirin historik Sümela, më 15 gusht të vitit 2010, pas 88 vitesh u mbajt ceremoni fetare me leje të Ministrisë së Kulturës dhe Turqizmit të Turqisë.

Manastiri i cili është i ndërtuar buzë shkëmbit, ka tërhequr vëmendjen e vendasve dhe të huajve, duke u frekuentuar nga qindra-mijëra vizitorë çdo vit.

Sipas agjencisë së OKB-së, ndërtimi i manastirit kishte filluar në vitin 385.

Marrë nga Anadolu Agency (AA).

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aya sophia rexhep taip erdogan aya sophia rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll

Bota 29 Korrik 2020, 08:34

Punonjës sezonal në Gjermani – Kurrë më!

“Në Gjermani nuk do të vij më kurrë. As për pushime, as për vizitë. Edhe botën të ma japin!” Mariana Costea ka punuar në një fermë bavareze dy muaj....

Bota 29 Korrik 2020, 05:46

Të drejtat e grave janë ndërkombëtare

Poloni- Polonia zë sërish kryetitujt ndërkombëtarë. Në vende të tjera nuk po kuptohet, pse ky vend do të dalë nga një marrëveshje e Këshillit të Europës për luf...