Aktualitet

Hodhi nga kati i dytë ish-gruan, ‘arrest me burg’ për Saimir Rrapallarin, 47-vjeçari me pretendime: Ra vetë, man

29 Korrik 2020, 09:22 Nga DOSJA
Hodhi nga kati i dytë ish-gruan, ‘arrest me burg’ për

FIER- Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 47-vjeçarin Saimir Rrapollari, i cili disa ditë më parë u arrestua pasi keqtrajtoi dhe hodhi nga kati i dytë i banesës ish-bashkëshorten e tij. Duke marrë parasysh rrethanat, gjyqtari Piro Sota ka vendosur ta lërë në burg 47-vjeçarin, masë që është kërkuar edhe nga prokurori Dorjan Tafili.

Në fjalën e tij në seancën gjyqësore, Rrapollari është shprehur se e gjithë ngjarja ishte sajuar nga bashkëshortja e tij, 38-vjeçarja, Elisjona Sulejmani. Ai ka shtuar se kishte shkuar në shtëpi për të marrë të bijën, në mënyrë që ajo të takonte gjyshen, e cila ishte sëmurë. Por bashkëshortja nuk ka pranuar dhe është hedhur nga ballkoni duke ia lënë fajin atij, ndërsa vajza e mitur është manipuluar nga e ëma dhe tregon tjetër version për ngjarjen.

Mbi 47-vjeçarin rëndojne veprat penale për:  “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë, “Dhunë në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, “Dhunimi i banesës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Ngjarja ndodhi pasditen e 25 korrikut në lagjen 1 maj të qytetit të Patosit, ku prej tre muajsh jetonte me qira 38-vjeçarja, së bashku me dy vajzat e saj të mitura. 38-vjeçarja ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata. 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fier gjykata e fierit saimir rrapallari fier gjykata e fierit saimir rrapallari

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Korrik 2020, 08:30

TIRANË–Kasëm Lala dhe Besim Bregu, dy nga komisionerët për të cilët SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), ka vendosur të bëjë arrestimin pas...