Aktualitet

545 celularë dhe 110 mijë € të fshehura brenda autobusit, Policia tregon DETAJE nga operacioni në portin e Durrësit

29 Korrik 2020, 09:14 Nga DOSJA
545 celularë dhe 110 mijë € të fshehura brenda autobusit,

DURRËS– Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur futjen kontrabandë të celularëve dhe mijëra eurove dhe dollarëve. Në prangat e Policisë ka rënë drejtuesi i autobusit, 41-vjeçari me iniciale I. F., banues në Vlorë, i cili akuzohet për tre vepra penale: “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Brenda mjetit të drejtuar nga 41-vjeçari ishin fshehur 30000 paund, 78730 euro, 545 telefona celularë, 2 kondicionerë, goma kamioni dhe automjeti, si dhe pako me veshje të ndryshme. Të gjitha objektet ishin fshehur në vende të ndryshme të mjetit por u pikasën nga kontrollet kufitare. 

NJOFTIM I PLOTË:

Port, Durrës

Policia Kufitare parandalon dhe godet një rast të tentativës për kontrabandë dhe mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen vlera monetare, aparate celularë, kondicionerë dhe veshje të ndryshme.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu edhe në hyrje, në Portin e Durrësit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe bazuar në analizën e riskut të bërë nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, autobusi me drejtues shtetasin I. F.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Pikën e Kalimit Kufitar Port, Durrës, në autobus janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

30000 paund, 78730 euro, 545 aparate celularë të markave të ndryshme, 2 kondicionerë, goma kamioni dhe automjeti, si dhe pako me veshje të ndryshme.

Në vijim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi I. F., 41 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres porti i durresit durres porti i durresit

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Korrik 2020, 08:30

TIRANË–Kasëm Lala dhe Besim Bregu, dy nga komisionerët për të cilët SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), ka vendosur të bëjë arrestimin pas...

Aktualitet 29 Korrik 2020, 07:23

TIRANË- Mjeku Erion Dasho nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se  rajoni i Ballkanit Perëndimor ka ngecur në rrjetën e COVID-it. Ai i bën...