Aktualitet

“Rrituni njëherë para kohe, familja është e shtrenjtë”/ Agron Llakaj thirrje qytetarëve: Vendosni maska, kjo është n

29 Korrik 2020, 07:38 Nga DOSJA
“Rrituni njëherë para kohe, familja është e

TIRANË- Artisti i njohur, Agron Llakaj iu bën apel qytetarëve që të vendosin maska dhe të ruajnë distancimin social. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Llakaj shprehet se COVID-19 nuk është një lojë, por një betejë e mallkuar, që kërkon ndërgjegjësim nga të gjithë.

“Lerini per nje cast, per nje kohe, lojrat dhe festat…, shpeto nje jete… distancim fizik, jo grumbullime sepse padashur ti e transmeton ne shtepi…, rreziku je Ti! Rrituni njeher para kohe per te kuptuar sa e shenjte eshte familja dhe jeta! O sot o kurre!”, shprehet ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

..shpeto nje jete!… per te gjithe te rinjte e te rejat, adoleshentet…, ju drejtohem si artist, si prind e si gjysh…, Covid 19 nuk eshte loje dhe kjo beteje tashme eshte ne doren tuaj, ne doren tone, pa as me te voglin dyshim. Mos mendoni per vehten, por per nene dhe babe, gjyshe dhe gjysh…, qe pas kesaj beteje te mallkuar, ta rigjesh serish ate dore te zgjatur me aq dashuri e dhemshuri…, vendos sot nje maske! Lerini per nje cast, per nje kohe, lojrat dhe festat…, shpeto nje jete… distancim fizik, jo grumbullime sepse padashur ti e transmeton ne shtepi…, rreziku je Ti! Rrituni njeher para kohe per te kuptuar sa e shenjte eshte familja dhe jeta! O sot o kurre. 

Ky reagim i Llakajt vjen, pasi COVID-19 është përhapur gjerësisht në Shqipëri. Një ditë më parë humbën jetën 4 pacientë të tjerë,  ndërsa u konfirmuan 117 raste të reja. Në spitale vijon përkeqësimi i situatës, pasi është rritur numri i pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive. Sakaq, COVID-19 ka hyrë edhe në Kuvend. Deri më tani janë infektuar 3 deputetë. Po kështu, i infektuar është edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agron llakaj koronavirusi ne shqiperi agron llakaj koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Korrik 2020, 07:23

TIRANË- Mjeku Erion Dasho nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se  rajoni i Ballkanit Perëndimor ka ngecur në rrjetën e COVID-it. Ai i bën...