Aktualitet

“Nuk presim mrekulli nga vaksina” Pipero: Maska duhet të mundësojë edhe thithjen oksigjenit

29 Korrik 2020, 08:24 Nga DOSJA
“Nuk presim mrekulli nga vaksina” Pipero: Maska duhet të

TIRANË- Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero në “ABC-ja e mëngjesit” foli për situatën e koronavirusit, rritjen e rasteve të reja, të viktimave dhe rëndësisë që duhet t’i kushtojmë mbajtjes së maskave.

Gjatë intervistës Pipero tha për gazetarin Enkel Demi se situata është serioze, por jo në kushtet për tu alarmuar.

Po ashtu mjeku infeksionist i bëri apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos heqin dorë nga mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancës.

Pipero sqaroi se duhet treguar kujdes edhe ndaj përdorimit të maskave, ndërsa sqaroi se përveçse duhet të ruhemi dhe të ruajmë të tjerët për shkak të COVID-19, po ashtu duhet edhe të oksigjenohemi.

Në këtë mënyrë theksoi mjeku infeksionit duhet kontrolluar tregu i maskave pasi jo çdo maskë duhet vendosur në fytyrë, sepse, maska, shprehet ai duhet të mundësojë edhe thithjen oksigjenit.

Sakaq theksoi se nga fundi tetorit apo fillimi i nëntorit mund të kemi edhe një vaksinë, por askush nga nuk duhet të presë një mrekulli nga vaksina, ndërsa shton se ka më shumë besim te ndërgjegjësimi i qytetarëve.

Pjesë nga biseda në studio:

“Në mjedise të mbyllura duhet domosdoshmërish edhe mbajtja e maskave. Ndoshta nuk mund të mbahet gjatë gjithë kohës por e këshilloj. Situata ka qenë, është dhe do të jetë shqetësuese, por jo për të vendosur alarmin. Shqetësuese, them sepse numrat janë në rritje, rastet në spitale dhe rastet e rënda janë shtuar dhe për fat të keq duket sikur ka dy realitete. Një realitet jashtë spitalit ku duket sikur nuk ndodh gjë dhe më pas situata në spital që nuk është e lehtë. Secili nga ne duhet të ushtrojë përgjegjësitë e tij. Ky virus na ka rënë të gjithëve, edhe pushtetarët edhe qytetarët duhet të të tregohen të ndërgjegjshëm.”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Korrik 2020, 07:23

TIRANË- Mjeku Erion Dasho nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se  rajoni i Ballkanit Perëndimor ka ngecur në rrjetën e COVID-it. Ai i bën...