Aktualitet

Tërmeti i 26 nëntorit/ Ndërhyri në kollonat e pallatit për të bërë lokal, lirohet nga qelia Artur Terziu, ekspertiza: Go

29 Korrik 2020, 08:43 Nga DOSJA
Tërmeti i 26 nëntorit/ Ndërhyri në kollonat e pallatit

DURRËS– Vetëm tre ditë pas arrestimit, lirohet pronari i bar “Barons”, Artur Terziu, i cili u prangos me akuzën se kishte ndërhyrë në strukturën e pallatit 6-katësh, i cili u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për pronarin e bar ‘Barons’, duke ndryshuar edhe akuzën për të. 44-vjeçari, i cili akuzohet për “Vrasje në rrethana cilësuese” tani është nën hetim vetëm për falsifikim dhe ndërtim pa leje. Kjo pasi sipas ekspertizës, shembja e pallatit ka ndodhur për shkak të cilësisë së dobët të betonit.

Vendimi i marrë nga gjyqtari Paulin Cera është ankimuar nga prokuroria e Durrësit, e cila kërkon burg për të riun. 44-vjeçari Terziu është pronar i lokalit “Barons” dhe kishte ndërhyrë në strukturën e pallatit 6-katësh, i cili u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit.

Tërmeti 6.4 i shkallës rihter shkundi Durrësin dhe të gjithë vendin në të gdhirë të 26 nëntorit. Pronari i lokalit “Barons” ishte në kërkim, pasi nga shembja e pallatit me struktura të dëmtuara humbën jetën dy qytetarë.

Shumë banorë të godinës akuzuan pronarin e këtij lokali se kishte holluar muret, bazamentin mbajtës të pallatit, me qëllim përfitimin e hapësirave të mjaftueshme për lokalin e tij. Ai ishte shpallur në kërkim dhe u arrestuar vetëm pak ditë më parë për t’u liruar sot. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artur terziu lokali barons termeti ne durres artur terziu lokali barons termeti ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Korrik 2020, 07:23

TIRANË- Mjeku Erion Dasho nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se  rajoni i Ballkanit Perëndimor ka ngecur në rrjetën e COVID-it. Ai i bën...