Aktualitet

Ishin në kërkim se hoteli iu shemb nga tërmeti, vetëdorëzohet çifti Qato, ishin të shtruar në një spital në Tiranë

29 Korrik 2020, 09:00 Nga DOSJA
Ishin në kërkim se hoteli iu shemb nga tërmeti,

DURRËS– Gjyqtari Paulin Cera ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Arben dhe Dëshira Qaton, të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Durrësit. Çifti Qato janë pronarë të hotelit “Vila Palma”, godinë në Durrës që u shemb gjatë tërmetit të 26 nëntorit.

Të dy janë vetëdorëzuar në Polici sapo kanë marrë vesh që ishin shpallur në kërkim, edhe pse ndodheshin të shtruar në një spital në Tiranë, arsyet e të cilit ende nuk dihen. Duke marrë parasysh gjendjen e tyre shëndetësore, gjyqtari Cera ka vendosur që të ndryshojë masën për ta, duke bërë që Prokuroria e Durrësit të ankimojë vendimin e marrë nga trupa gjykese. 

Arben Qato ishte pronari i hotelit “Vila Palma”, ndërsa bashkëshortja e tij Dëshira mban postin e shefes së urbanistikës në Kavajë. Po ashtu, ditën e sotme e njëjtja masë sigurie ëshët vendosur edhe për Artur Terziu, i cili akuzohej për vrasje. Ndaj tij ka ndryshuar edhe akuza, pasi sipas ekspertizës, pallati në të cilin ai kishte lokalin nuk u shemb nga ndërhyrjet e tij por prej cilësisë së dobët të betonit. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben qato deshira qato gjykata e durresit hotel vila palma arben qato deshira qato gjykata e durresit hotel vila palma

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Korrik 2020, 08:30

TIRANË–Kasëm Lala dhe Besim Bregu, dy nga komisionerët për të cilët SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), ka vendosur të bëjë arrestimin pas...

Aktualitet 29 Korrik 2020, 07:23

TIRANË- Mjeku Erion Dasho nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se  rajoni i Ballkanit Perëndimor ka ngecur në rrjetën e COVID-it. Ai i bën...