Aktualitet

29 Korrik 2020, 08:30 Nga DOSJA

TIRANË–Kasëm Lala dhe Besim Bregu, dy nga komisionerët për të cilët SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), ka vendosur të bëjë arrestimin pasi lejuan votimin e personave të tjerë në emër të emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, kanë ndërruar jetë dy vite më parë. Kasëm Lala, komisioner i PS dhe Besim Bregu, komisioner i PD iu shërbyen partive të tyre, në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës në Durrës.

SPAK pretendon se dy komisionerët kanë patur rreth 1 muaj që kanë vdekur, dhe se për shkak të hetimit, SPAK nuk ka mundur dot që të shkojë në banesat e tyre e të marrë vesh lajmin, por familja ka një version tjetër. Të dy gratë e komisionerëve, Nafije Bregu dhe Mimoza Lala thonë se burrat e tyre kanë vdekur më 2018, njëri në tetor e tjetri në dhjetor, dhe ndryshe nga sa pretendon SPAK, kanë bërë të gjitha procedurat për t’i hequr nga Gjendja Civile. 

Dje, oficerët e Policisë Gjyqësore kanë shkuar për të ekzekutuar vendimin për masën e arrestit me burg.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije, se OPGJ-të janë njohur me familjarët e tyre të cilët i kanë informuar se dy Bregu e Lala kishin ndërruar jetë disa javë më parë.  SPAK pritet të njoftojë GJKKO për këtë rast unik të drejtësisë shqiptare, ku lëshohet një urdhër arresti për persona që nuk janë më as gjallë.

Dje, SPAK ekzekutoi 23 urdhër-arreste për dosjen 339, të hetimit të shitblerjes së votës në Shijak dhe Durrës. Të arrestuarit janë 21 komisionerë të PD-LSI-PS dhe PR, ku sikundër u mor vesh edhe sot, 2 prej tyre janë të vekur, duke e ulur numrin në 19 komisionerë, ndërsa qelia pret edhe një qytetar. Armelin Zeza votoi për më shumë se 23 persona të tjerë duke shkelur ligjin, ndërsa gjatë hetimit u arrestua edhe truri i laboratorit të heroinës në Has, Fisnik Sadiku.

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besim bregu dosja 339 gjkko lëshon 22 urdhër-arreste kasem lala spak besim bregu dosja 339 gjkko lëshon 22 urdhër-arreste kasem lala spak

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Korrik 2020, 07:23

TIRANË- Mjeku Erion Dasho nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se  rajoni i Ballkanit Perëndimor ka ngecur në rrjetën e COVID-it. Ai i bën...