Aktualitet

Në shi, të lagur e të rraskapitur, fotot që s’duhen humbur nga protesta e banorëve te Bregu i Lumit

8 Prill 2019, 11:03 Nga DOSJA
Në shi, të lagur e të rraskapitur, fotot që s’duhen

TIRANE-Ditën e sotme ka nisur aksioni për prishjen e banesave te zona e Bregut të Lumit, pranë Bulevardit të Ri. Në këtë projekt pritet të prishen rreth 38 banesa, ndërsa sot do prisheshin 7 prej tyre. Banorët e prekur kundërshtojnë shembjen e shtëpive dhe thonë se iu takon dëmshpërblim. INUV-i, Policia Bashkiake, Policia e Shtetit dhe reparti Shqiponja janë përplasur me banorët, ndërsa nuk kanë munguar as shkopinjtë dhe gurët nga këta të fundit. Ato thonë se do të rezistojnë dhe nuk do të lejojnë që banesat e tyre të shemben.Banorët shihen të lodhur, të lagur nga shiu e të rraskapitur. Në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe ish-deputetët e PD, Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu. Banorët e Bregut të Lumit kanë protestuar për muaj me radhë kundër prishjes së banesave të tyre. Ata kanë kërkuar edhe dëmshpërblim nga shteti për banesat e tyre por bashkia ka theksuar se nuk janë për pajisur me dokumentacionin përkatës.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta te bulevardi i ri protesta te bulevardi i ri

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Prill 2019, 09:22

TIRANË- Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, i është përgjigjur kengëtares RezartA Shkurta e cila e akuzoi se kishte vrarë fëmijë në G...