Aktualitet

Hidhet në erë me tritol makina e djalit të punonjësit të Bashkisë Krujë. Pamjet nga vendi i ngjarjes

7 Prill 2019, 20:20 Nga DOSJA
Hidhet në erë me tritol makina e djalit të punonjësit

FUSHË KRUJË- Një sasi tritoli ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në periferi të Fushë Krujës.

Burime bëjnë me dije, se tritoli i është vënë një makine tip “Golf 6” e parkuar në oborrin e shtëpisë së shtetasit Vesel Xaka, i cili mësohet se është punonjës i Bashkisë Krujë, në Njësinë Administrative Cudhi.

Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se makina të cilës i është vënë tritoli është në pronësi të shtetasit Saba Xaka, i biri i Vesel Xakës. Mendohet se kanë qenë rreth 200 gramë tritol. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Dosja.al ka siguruar me foto dhe video pamjet e para nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.04.2019, rreth orës 21:40,  në lagjen Delvina, Fushë Krujë,  automjetit në pronësi të shtetasit V.X.,63 vjeç ,banues në Fushë Krujë, dyshohet ti  jetë vendosur  një sasi e vogël lëndë plasese, ku si pasojë e shpërthimit  ka vetëm dëme materiale .Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shpërthim në fushëkrujë tritol makinës shpërthim në fushëkrujë tritol makinës

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Prill 2019, 09:22

TIRANË- Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, i është përgjigjur kengëtares RezartA Shkurta e cila e akuzoi se kishte vrarë fëmijë në G...