Bota

I gjithë vendi në ‘pushtetin’ e Covid-19/ Njihuni me Ishullin italian që nuk ka asnjë rast me koronavirus, mjekët: Ësh

28 Korrik 2020, 19:11 Nga DOSJA
I gjithë vendi në ‘pushtetin’ e Covid-19/ Njihuni me

ITALI- Edhe pse Italia është një nga vendet më të goditura në Evropë nga koronavirusi në Ishullin i vogël italian Giglio nuk është infektuar asnjë person me koronavirus.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se Ishulli piktoresk po përgatitej për valën e epidemisë kur pesë turistë rezultuan pozitivë me Covid-19 por që për fat të mirë ka shpëtuar mrekullisht.

Edhe studiuesja vendase Paola Muti priste që epidemia të kalonte te të gjithë 800 banorët e ishullit, por ditët kaluan dhe asnjë nga banorët nuk shfaqën simptoma, pavarësisht se rrethanat duket se e bënin shumë të lehtë transmetimin e virusit.

Shtëpitë janë shumë pranë njëra-tjetrës dhe banorët janë shumë socialë, kështu që infektimi ishte i pashmangshëm. Ky rast i pazakontë bëri që kërkuesja të studionte më tepër banorët për të gjetur një shpjegim.

723 persona nga 800 u testuan për koronavirus dhe u zbulua se vetëm një prej tyre kishte zhvilluar anti-trupa, por nuk shfaqte asnjë simptomë dhe nuk ishte pozitivë.

Dr Armando Schiaffino, doktori i vetëm i përgjithshëm në ishull tha se përhapja e epidemisë ishte e pashmangshme, por kjo nuk ndodhi.

“Kjo është e pabesueshme, me gjithë ato raste të ardhur në ishull asnjë nuk është sëmurur!”-tha ai.

Burimi;.washingtonpost.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali paola muti koronavirusi ne itali paola muti

Sondazh

Poll

Bota 28 Korrik 2020, 18:49

KOSOVË– Qeveria e Kosovës duket se ka reflektuar për vendimin e propozuar një ditë më parë dhe në të do të bëhen ndryshme. Sipas Indeksonline, projek...

Bota 28 Korrik 2020, 18:23

KOSOVË-Kryetari i LDK, Isa Mustafa së fundmi ka reaguar pas pretendimeve se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshnica është dhunuar  fizikisht  n...