Bota

U prek nga COVID-19, Veseli nga karantina: Jam mirë me shëndet, do qëndroj në vetëizolim deri në shërim të plotë

28 Korrik 2020, 18:21 Nga DOSJA
U prek nga COVID-19, Veseli nga karantina: Jam mirë me shëndet, do

KOSOVË -Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka falenderuar personat që i kanë dërguar mesazhe inkurajuese, gjatë kohës që ndodhej i vetëizoluar.  Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai bën me dije, se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të qëndrojë në vetëizolim deri në shërim të plotë.

Më tej Veseli ka bërë thirrje për qytetarët që të bëjnë kujdes dhe të respektojnë masat ndaj COVID-19.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë, Ju falënderoj nga zemra për kujdesin dhe mesazhet inkurajuese që po më dërgoni këto ditë gjatë ballafaqimit me covid-19. Dua të ju informoj se unë jam shumë mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim. Mezi po pres të rikthehem në aktivitete dhe shumë punë të mira në Partinë Demokratike të Kosovës. Ju ftoj të gjithëve që të bëni shumë kujdes, t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!

Kadri Veseli konfirmoi vetë më 23 korrik, se ishte prekur nga COVID-19. Ai shtoi, se pasi kishte shfaqur simptoma i është nënshtruar testit, ku doli pozitiv.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kadri veseli me covid kadri veseli me covid

Sondazh

Poll