Bota

Parandalimi i Covid-19/ Giuseppe Conte: Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme, e pashmangshme

28 Korrik 2020, 18:56 Nga DOSJA
Parandalimi i Covid-19/ Giuseppe Conte: Zgjatja e gjendjes së

ITALI- Kryeministri italian, Giuseppe Conte ditën e sotme tha se zgjatja e një gjendjeje të jashtëzakonshme kombëtare, e lidhur me pandeminë e COVID-19, është e pashmangshme.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme do të paralizojë tërë sistemin e mbrojtjes dhe të parandalimit, i ndërtuar në këta muaj të fundit të vështirë”, tha kryeministri.

Conte ka shpjeguar dhe arsyet se pse u vendos të rinovohet dekreti i cili skadon më 31 korrik dhe mendohet se do të shtyjë afatin deri më 15 tetor të këtij viti. Sipas tij kjo gjë do të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së sëmundjes vdekjeprurëse dhe se gjatë 3 muajve situata do të jetë në kontroll.

Deri më tani në Itali raportohen 264 mijë raste me COVID-19, ndërsa kanë humbur jetën 35123 persona.

Burimi:ilsole24ore

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota giuseppe conte koronavirusi ne itali giuseppe conte koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Bota 28 Korrik 2020, 18:49

KOSOVË– Qeveria e Kosovës duket se ka reflektuar për vendimin e propozuar një ditë më parë dhe në të do të bëhen ndryshme. Sipas Indeksonline, projek...

Bota 28 Korrik 2020, 18:23

KOSOVË-Kryetari i LDK, Isa Mustafa së fundmi ka reaguar pas pretendimeve se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshnica është dhunuar  fizikisht  n...