Bota

Alarmohet Ekuadori/ Zbulohen qindra anije kineze të peshkimit pranë Ishujve Galapagos, autoritetet: Po shkatërrojnë ekosiste

28 Korrik 2020, 17:53 Nga DOSJA
Alarmohet Ekuadori/ Zbulohen qindra anije kineze të peshkimit pranë

Ekuadori  është alarmuar pasi marina e tij zbuloi një flotë të madhe peshkimi të anijeve kineze rreth 200 milje larg ishujve Galapagos. Ish-ministri i mjedisit, Yolanda Kakabadse ka thënë se në det ndodhen rreth 260 anije të cilat po shkatërojnë ekosistemin detar.

 “Madhësia dhe agresiviteti i kësaj flete ndaj specieve detare është një kërcënim i madh për ekuilibrin e specieve në Galapagos,” tha ai.

Sipas mediave të huaja autoritetet janë alarmuar në lidhje me këtë situatë dhe tashmë kanë nisur  hartimin e një strategjie për mbrojtjen e ishujve. Autoritetet vendase janë shprehur se anijet kineze të peshkimit vijnë çdo vit në detet përreth Galapagos, të cilat u shpallën një vend i trashëgimisë botërore të Unesco në 1978, por flota e këtij viti është një nga më të mëdhatë që është parë vitet e fundit.

Ndërkohë ish-kryetari i ish-kryetari i Quito, Roque Sevilla tha se do të bëhen përpjekje diplomatike për të kërkuar tërheqjen e flotës kineze të peshkimit.

“Peshkimi i pakontrolluar kinez vetëm në skaj të zonës së mbrojtur po shkatërron përpjekjet e Ekuadorit për të mbrojtur jetën detare në Galapagos,” tha ai.

Ai shtoi se ekipi gjithashtu do të kërkojë të zbatojë marrëveshje ndërkombëtare që mbrojnë speciet detare. Në detin e Galapagos ndodhen disa nga speciet më të rralla në botë  përfshirë peshkaqenët  dhe balenat. Mediat kanë raportuar se Ekuadori po përpiqet të krijojë një korridor të rezervave detare midis Paqësorit, Kosta Rika, Panamas dhe Kolumbias.

Presidenti i Ekuadorit, Lenín Moreno, e përshkroi arkipelagun si “një nga zonat më të pasura të peshkimit. Ishujt Galapagos janë të njohur për bimët e tyre unike dhe jetën e egër. UNESCO përshkruan arkipelagun si një nga vendet më të vizituara në botë.

Burimi;TheGuardian

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anijet kineze ekuadori anijet kineze ekuadori

Sondazh

Poll