Bota

Bolsonaro ‘përfundon’ në Hagë, sindikatat në Brazil akuzojnë presidentin për neglizhim në mënyrë kriminale të situ

28 Korrik 2020, 17:16 Nga DOSJA
Bolsonaro ‘përfundon’ në Hagë, sindikatat në

BRAZIL-Punonjësit e kujdesit shëndetësor në Brazil i janë drejtuar Gjykatës Penale Ndërkombëtare duke i kërkuar të hetojë qeverinë e Presidentit Jair Bolsonaro për krime kundër njerëzimit mbi mënyrën e trajtimit të pandemisë së koronavirusit. Brazili ka numrin më të madh në botë të rasteve të koronavirusit dhe vdekjeve pas Shteteve të Bashkuara.

Një ankim shoqëruar me prova nga sindikatat që përfaqësojnë më shumë se një milion punonjës të kujdesit shëndetësor është paraqitur në gjykatën me qendër në Hagë. Sindikatat akuzojnë administratën e zotit Bolsonaro se “ka neglizhuar në mënyrë kriminale” situatën e krijuar nga pandemia lidhur me mënyrën se si e ka menaxhuar shpërthimin e COVID-19, duke vënë në rrezik jetët e profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe publikut të gjerë.

“Sindikatat besojnë se është padia e parë e këtij lloji që duhet të ngrihet kundër një qeverie për keqmenaxhimin e pandemisë së Covid-19” thanë ata në një deklaratë.

Bolsonaro është përplasur me shumë prej guvernatorëve të vendit, për shkak të kundërshtive të tij për të vendosur kufizime me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit, përfshirë qëndrimet në shtëpi.

Zoti Bolsonaro i cili u infektua nga virusi rreth tre javë më parë, sapo ka rezultuar negativ nga testi i parë. Ai ka thënë vazhdimisht se kufizimet dëmtojnë ekonominë e vendit. Brazili ka numrin më të madh të rasteve me COVID-19 në Amerikën Latine, me më shumë se 2.4 milionë të infektuar dhe mbi 87 mijë vdekje.

Burimi;.aljazeera.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jair bolsonaro koronavirusi ne brazil jair bolsonaro koronavirusi ne brazil

Sondazh

Poll