Bota

Hotelet në Spanjë ofrojnë teste falas për Covid-19 për turistët e huaj, shkak bëhet…

28 Korrik 2020, 18:04 Nga DOSJA
Hotelet në Spanjë ofrojnë teste falas për Covid-19 për

SPANJË- Hotelet në Spanjë do të ofrojnë teste për Covid-19 falas për të gjithë turistët e huaj para se të kthehen në vendet e tyre. Mediat kanë raportuar se ky vendim është marrë që turistët të mos braktisin Spanjën gjatë sezonit turistik.

Vendimi vjen disa ditë pas vendimit të Londrës për të imponuar një karantinë disa ditore për britanikët që kthehen nga Spanjë. Londra madje i ka bërë apel qytetarëve të saj që të shmangin të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme në Spanjë, përfshirë dhe ishujt.

Ky vendim u kritikuar nga kryeministri spanjoll Pedro Sancez i cili bëri thirrje që para se të ketë kundërvënie, duhej gjetur një ekuilibër. Përveç Mbretërisë së Bashkuar dhe Belgjika e Franca u bëjnë apel qytetarëve të tyre të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme në Spanjë.

Burimi: jornaleconomico

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne spanje koronavirusi ne spanje

Sondazh

Poll