Bota

28 Korrik 2020, 18:49 Nga DOSJA

KOSOVË– Qeveria e Kosovës duket se ka reflektuar për vendimin e propozuar një ditë më parë dhe në të do të bëhen ndryshme. Sipas Indeksonline, projekt-vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës, për vendosjen e masës së vetëizolimit për shtetasit kosovarë që kthehen nga Shqipëria, do të pësoje ndryshime.

Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Tranportit Rrugor, sot ka zhvilluar një takim me kryeministrin, Avdullah Hoti dhe Ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi. Kurtishaj pas takimit është shprehur se ka marrë garancinë nga zyrtarët e qeverisë, që s’do të ketë masë të vetëizolimit për kosovarët që kthehen nga Shqipëria.

Sa i përket çështjes së masës së vetëizolimit, dua të falënderoj zv.kryeministren e Kosovës, Balaj – Halimi, përkatësisht ministrin Vesel Krasniqi i cili ishte kategorik kundër vendosjes së masës së izolimit për pushuesit nga Kosova që do të shkojnë në Shqipëri, gjatë kthimit të tyre. Por një falënderim edhe për ministrin Abrashi, edhe kryeministrin Hoti që kanë marrë për bazë kërkesën time si Kryetar i Transportit Rrugor të Udhëtarëve, njëkohësisht Kryesues i Kuvendit të Odës Ekonomike, shqetësimin e bizneseve për të adresuar çështjen e masës së izolimit për kthimin e shtetasve kosovarë nga Shqipëria”, ka thënë ai.

Një ditë më parë qeveria e Kosovës hartoi projekt-vendimin për shtrëngimin e masave kundër përhapjes së COVID. Sipas një dokumenti të publikuar nga mediat vendase, që nga 30 korriku do të riniste karantina për të gjithë ata që dilnin nga vendi e qëndronin më shumë se 48 orë në vendet e rajonit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti koronavirusi ne kosove ruzhdi kurtishaj avdullah hoti koronavirusi ne kosove ruzhdi kurtishaj

Sondazh

Poll

Bota 28 Korrik 2020, 18:23

KOSOVË-Kryetari i LDK, Isa Mustafa së fundmi ka reaguar pas pretendimeve se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshnica është dhunuar  fizikisht  n...