Bota

E rëndë në Florida! Humb jetën vajza 9-vjeçe nga Covid-19

28 Korrik 2020, 17:00 Nga DOSJA
E rëndë në Florida! Humb jetën vajza 9-vjeçe nga

FLORIDA– Një vajzë në moshën 9-vjeçare ka ndërruar jetë nga koronavirusi në Florida

Kimora “Kimmie” Lynum ka ndërruar jetë më 18 korrik në Putnam, e sipas departamentit të shëndetësisë në Florida ajo është viktima më e re e koronavirusit në këtë shtet. Zëdhënësi i familjes, Dejeon Cain, ka njoftuar se e mitura nuk kishte probleme të tjera shëndetësore.

 “Ajo ishte gjithmonë e lumtur dhe na bënte të gjithëve të lumtur. Ishte fenomenale”, tha Cain.

Ndërsa familjarët nuk kanë dijeni se ku mund të jetë infektuar pasi pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar në shtëpi duke mos shkuar në shkollë apo vende të populluara me njerëz. Nëna e vajzës ka bërë testin, por nuk e ka marrë ende rezultatin. Deri  më tani në Florida janë regjistruar  5,933 viktima  dhe 432,747 të infektuar.

Burimi; CNN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kimora “kimmie” lynum koronavirusi ne shba kimora “kimmie” lynum koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll