Bota

Kaos në Kosovë/ Mbushen spitalet me pacientë të infektuar nga koronavirusi, përgatisin spitalin ushtarak të FSK-së

28 Korrik 2020, 12:48 Nga DOSJA
Kaos në Kosovë/ Mbushen spitalet me pacientë të infektuar

PRISHTINË– Kosova probleme me numrin e lartë të të infektuarve nga koronavirusi, hap spitalin ushtrak të ne do të vendosim në dispozicion edhe spitalin ushtarak të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Lajmin e ka dhënë kryeministri Avdullah Hoti, i cili tha se situata në vend po përkeqësohet dhe se qeveria duhet të jetë gati për të gjithë skenarët.

“Bashkë me ministrin e Shëndetësisë (Armend Zemaj), inspektuam spitalin ushtarak, për të parë kapacitetet që FSK do t’i vë në dispozicion të Qendrës Spitalore, në rast se do të kemi nevojë që t’i përdorim edhe këto kapacitete. Do të punojmë së bashku me stafin shëndetësor të FSK-së që të integrohen me Ministrinë e Shëndetësisë edhe me Shërbimin Spitalor, për të përballuar situatën nëpër të cilën po kalojmë. Ne duhet të përgatitemi për të gjitha variantet që t’i kemi përpara në javët dhe muajt e ardhshëm”.

Hoti njoftoi se Qeveria e Kosovës do të miratojë masa të reja kundër koronavirusit, të cilat janë propozuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej 13 marsit – kur u regjistruan rastet e para me koronavirus –e deri më 27 korrik, janë regjistruar 7,413 raste pozitive me COVID-19. Prej tyre, 185 kanë vdekur dhe 4,027 janë shëruar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti koronavirusi ne kosove kosove avdullah hoti koronavirusi ne kosove kosove

Sondazh

Poll