Politike

Sot “RRËFEU” se ishte infektuar me COVID-19, si e shkeli dy ditë më parë Veliaj vendimin e qeverisë, takime në Bashki

28 Korrik 2020, 08:52 Nga DOSJA
Sot “RRËFEU” se ishte infektuar me COVID-19, si e shkeli dy

TIRANË– Sot në mëngjes, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ndarë me të gjithë lajmin e infektimit të tij nga pandemia e koronavirusit. Lajmi u shpërnda në rrjetet e tij sociale, ku bashkangjitur shënimit të tij, ku shpjegonte edhe gjendjen shëndetësore, Veliaj kishte vendosur si kopertinë një foto të tij me maskë.

Por jo më larg se dy ditë më parë, Veliaj shpërndau pamje nga takimi i tij familjarët e Gani Luzit, një tiranasi, i cili ishte nismëtari dhe krijuesi i shtatë ndërmarrjeve të ndryshme ku u punësuan me dhjetëra njerëz me aftësi të kufizuar.

Të gjithë familjarët e tij ishin të pajisur me maska, ndërsa Veliaj jo. Duke dalë edhe kundër vendimit të qeverisë, Veliaj vendosi që të “rebelohej” duke mos e mbajtur maskën në ambiente të mbyllura.

Ndërsa vetëm një ditë më pas, postoi një foto teksa përkëdhelte një qen, por kësaj herë ishte ndërgjegjësuar për të mbajtur maskën. Por mesa duket COVID nuk ka falur… Një “pakujdesi” e vogël dhe rezulton pozitiv.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj erion veliaj me covid infektohet erion veliaj erion veliaj erion veliaj me covid infektohet erion veliaj

Sondazh

Poll